Partizani ka marrë kryesimin e kampionatit pas fitores së djeshme ndaj Teutës, ndërkohë që të premten e pret një takim delikat, po aq i rëndësishëm për titullin, kundër Vllaznisë në Air Albania.
Por, për këtë ndeshje trajneri Ilir Daja do të vuajë mungesën e një prej lojtarëve të tij më të dobishëm.
Fjala është për Jasir Asanin, i cili në sfidën ndaj durrsakëve u ndëshkua me karton të verdhë dhe nuk mund të aktivizohet ndaj shkodranëve. Një humbje e madhe për ta kuqtë duke njohur cilësitë e sulmuesit anësor.
Megjithatë, edhe në kampin e Vllaznisë ka një të pezulluar. Mbrojtësi Aleksandar Isaevski u ndëshkua me karton të verdhë dje ndaj Kastriotit dhe plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.
Kështu, trajneri Tomas Bërdariç duhet të gjejë një tjetër alternativë për linjën e majtë të mbrojtjes. /VipSport/