Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Ndeshjet janë më të vështira', Casemiro tregon ndryshimin mes Premier League dhe...

‘Ndeshjet janë më të vështira’, Casemiro tregon ndryshimin mes Premier League dhe La Liga

Casemiro po shijon sezonin e parë në Premier League. Mesfushori brazilian u transferua në merkaton e verës nga Real Madrid te Manchester United.

Me ekipin e Ten Hag është përshtatur për mrekulli dhe është kthyer në liderin e mesfushës me grintën, pasionin dhe eksperiencën e tij.

Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, 31-vjeçari u ndal te diferenca që ekziston mes futbollit spanjoll dhe atij anglez.

“Premier League ndryshon nga La Liga: ka intensitet më të madh dhe ndeshjet janë më të vështira.

Luhet më shumë në tranzicion në Angli. Në Spanjë preferojnë stilin tiki-taka, siç e quajnë atje.

Ndërkohë, këtu futbolli është më i shpejtë dhe më sulmues”, u shpreh “shkatërruesi” i Manchester United.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments