I gjendur në Jedah të Arabisë Saudite, ku në datën 16 janar, Milani dhe Juventus do të diskutojnë mes tyre finalen e Superkupës së Italisë, është mesfushori i Milanit, Tiemu Bakajoko, i cili premton luftë në një ndeshje të tillë.
“Duhet të luajmë si një skuadër, të stërvitemi fort, që të fitojmë ndaj Juventusit, e cila për momentin është skuadra më e mirë në Seria A. Mendoj se në një ndeshje teke si kjo, kemi mundësinë që t’i mundim.” – u shpreh Bakajoko.
Mesfushori francez, i cili është bërë një element i pazëvendësueshëm për formacionin e Gatuzos, shprehet gati për një sfidë të tillë: “Duhet të rikuperoj edhe pak energjitë nga ndeshja e fundit me Sampdorian, dhe do të jem gati për betejë. Përpiqem të jap më të mirën për Milanin, dhe të bëj të lumtur tifozët kuqezi.”