Sot, jetojmë në një kohë kur rrjetet sociale kanë një ndikim të madh, sidomos për klubet e futbollit, pasi me anë të platformave në internet, janë në komunikim të vazhdueshëm me tifozët e tyre.
Faqet e klubeve përdoren për të njoftuar ndryshime në skuadër, datat e ndeshjeve ose ndonjë lajm tjetër sa i takon klubit, por sipas “sportekspres.com” te Kukësi ka ndodhur diçka jashtë të zakonshmes sot.
Në faqen zyrtare në “Facebook” te verilindorëve, janë bërë dy postime, ku fillimisht është shpërndarë një postim i Partisë Socialiste Kukës, e më pas është postuar nëj video live e Taulant Ballës. Ndoshta, presidenti Gjici ka ngatërruar faqet e tij politike me atë të klubit…