Eksod te Erzeni në këtë merkato janari. Nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit”, klubi shijakas ka bërë me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me konsensus me 8 futbollistë.

Sokol Kiqina, Flavio Meçja, Amer Duka, Elian Çelaj, Kristi Kote, Elvis Gjoni, Edi Isteri dhe Klodian Pjetri nuk do të jenë më pjesë e Erzenit në vijim. Gjithashtu klubi i ka falenderuar lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën shijakase.

Largimi i nje numri kaq te madh lojtaresh dhe dilemat se me ke do t’i zevendesoje, padyshim qe jane nje problem i madh per kete skuader e cila ne kampionat ndodhet ne pozita jo komode ne renditje.

Nese shijakasit nuk bejne levizjet e duhura ne merkato per te gjetur lojtare cilesore dhe ne fakt kjo eshte shume e veshtire, atehere veshtiresite do te jene edhe me te medha per stafin teknik me ne krye trajnerin Deliallishi, njekohesisht edhe shanset per te qendruar ne Superiore edhe me te pakta.