Kampionatet elitare në Europë ishin pushim gjatë fundjavës që lamë pas duke qenë se skuadrat Kombëtare kishin edhe ndeshjet e fundit kualifikuese para se të mbyllej kjo fushatë.

Kështu, futbollisti rus Zaur Sadaev u largua në drejtim të Rusisë për ndeshjet me vendin e tij por ai ende nuk është kthyer në klub kur kanë disa ditë nga përfundimi i pushimeve.

Për më tepër, futbollisti as që ishte grumbulluar fare me skuadrën e Rusisë dhe largimi në drejtim të vendit të tij, duket se ka qenë justifikimi më i mirë për t’u larguar nga klubi i Ankaraguçu.

Mediat turke raportojnë se klubi e ka publikuar diçka të tillë dhe tashmë kërkon informacion për të, teksa vetë futbollisti nuk i përgjigjet telefonatave të klubit.

“Sadaev nuk është rikthyer më pas pushimeve të Kombëtareve. Mes nesh nuk ka asgjë dhe për momentin është e pamundur të kontaktojmë. 7 apo 8 ditë pasi përfundoi pushimi nga Kombëtaret, Sadaev nuk është më me ne. përderisa ende nuk e kemi arritur, u pa e nevojshme që ta shpjegojmë”, tha trajneri Mustafa Kaplan. //VipSport/