Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së 7-të të Superligës së moshave U-19. Tirana kryesuese është ndalur në barazim pa gol ndaj Vllaznisë, ndërsa Partizani është mundur në shtëpi nga Internaciona me rezultatin 1-2. Sfida tjetër e Grupit A mes Akademia dhe Laçit është mbyllur në barazim 2-2.

Në Grupi B, Teuta kryesuese ka fituar pastër ndaj Elbasanit. Fitore gjithashtu kanë marrë edhe Pogradeci në transfertë ndaj Akademia e Futbollit si dhe Skënderbeu ndaj Luftëtëtarit. Sfida tjetër ajo mes Besës dhe Apolonisë është mbyllur në barazim 1-1, por ajo që bie në sy në këtë takim janë 7 kartona e kuq të dhëna nga arbitri.

5 kartonat e kuq janë dhënë në minutën e 76-të dhe mund të ketë pasur një përplasje mes lojtarëve që ka detyruar arbitrin të nxjerrë kaq shumë kartona në të njëtën kohë. Meçja, Ligeja për Besën dhe Asallani, Gjolena dhe A.Hebeja ishin lojtarët që lanë fushën e lojës në të njëjtën kohë.

Pak minuta më vonë gjyqtari nxjerrë edhe dy karton të tjerë të kuq për Hoxhën e Besës në të 82-të dhe R.Hebeja. Nuk ka ende asnjë informacion se çfarë ka ndodhur në këtë takim, por pritet vendimi i Disiplinës apo pamje nga kjo sfidë për të mësuar më shumë se çfarë ka ndodhur. Tashmë rastet e dhunës në futbollin e moshave po bëhen të përjavshme./newsport/