Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENdodh në Poloni: Blaszczykowski është lojtar, kapiten dhe së fundmi president

Ndodh në Poloni: Blaszczykowski është lojtar, kapiten dhe së fundmi president

Mesfushori i njohur polak, Jakub Blaszczykowski, po e mbyll karrierën e tij te skuadra e Wisla Krakow, në vendlindje. Kuba është dhe kapiten i skuadrës, si dhe një vit më parë, e mbajti gjallë këtë klub.

Kjo pasi Wisla ishte në kolaps ekonomik dhe ish-futbollisti i Dortmund dha para nga xhepi i tij për të shpëtuar klubin nga falimenti.

Tashmë, Kuba ka vendosur edhe të blejë përfundimisht aksionet e klubit teksa ai do te shenderrohet edhe ne presidentin e tij.

Së bashku me Tomasz Jazdzynski and Jaroslaë Krolewski, partnerë të tij, Blaszczykowski do të drejtojë ekipin polak, si dhe do të vazhdojë të jetë futbollist./abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments