Humbja e sotme ne miqesoren ndaj Vllaznise nuk e ka shqetesuar, por me shume e kane shqetesuar rastet e humbura nga futbollistet e tij.
Trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu e ka shprehur kete gje edhe gjate ndeshjes teksa nga pankina shihej i irrituar duke u thene pjestareve te saj se “na duhen 400 raste per te shenuar nje gol”.
Nderkohe ne prononcimin pas miqesores me Vllaznine, ai ka shprehur besimin se me nisjen e ndeshjeve zyrtare gjerat do jene ndryshe.
“Ndeshjet miqesore jane te mira por kane edhe nje te keqe brenda sepse lojtaret nuk i vleresojne ashtu si duhet ato dhe nuk jane pragmastiste aq sa duhet per te marre tre piket.
Ne pergjithesi jam i kenaqur me miqesoren ndaj Vllaznise. Krijuam nje volum loje si ne pjesen e pare ashtu edhe ne te dyten, pavaresisht nderrimeve. Lojtaret u munduan te bejne me te miren por kane probleme para portes.
Kishim 4-5 raste te pastra shenimi gjate 90 minutave ndersa kundershtari me nje autogol fitoi ndeshjen. Ndoshta me fillimin e kampionatit ne do te jemi me pragmatiste”- ka thene Ndreu./SHKODRA-SPORT.COM/