E ka bere tek Vllaznia tre sezone me pare, e perseriti tek Laçi, madje duke rregjistruar sezonin me te suksesshem me 10 gola te shenuar dhe po e ben serish tek skuadra shkodrane.
E kemi fjalen per futbollistin Ndriçim Shtubina, i cili futet tek ata sportiste qe preferojne te gjithe trajneret. Kjo ngaqe ata nuk dine te thone “jo” per asnje detyre qe duan t’u ngarkojne.
Dhe 32 vjeçari di te beje mire edhe detyren e sulmuesit, edhe te mesfushorit te krahut por edhe te mbrojtesit. Shembulli me i mire jane dy ndeshjet e para te ketij kampionati me Vllaznine.
Ne ndeshjen e pare, ate ndaj Laçit, Shtubina eshte pare te luaje ne mesfushe fillimisht duke formuar treshen e qendres bashke me Krymin dhe Hygor, por me pas eshte spostuar edhe me perpara si sulmues i dyte.
Nderkohe ne ndeshjen e sotme ndaj Bylisit, trajneri Jonuz e ka vendosur ne rolin e mbrojtesit te krahut te djathte, detyre te cilen e beri po aq mire sa edhe te tjeret. Jo me kot ky lojtar eshte kthyer ne nje “xhol” te vertete dhe preferohet nga te gjithe trajneret.
Levizje te tilla ne fushe te ketij lojtari me shume siguri do te shohim edhe ne javet e ardhshme dhe vete Shtubina ka premtuar te beje me te miren per Vllaznine ne çdo pozicion qe do t’i kerkohet te luaje.
www.shkodrasport.com