Në Kosovë kanë reaguar menjëherë instancat shtetërore për gjendjen e vështirë që është duke kaluar sporti, për shkakun e pandemisë që ka mbërthyer zemrën e Europës.
Klubet kanë humbje të mëdha dhe nuk mund të përballojnë pagesat e tyre, ndërsa kompensimi për pagesat minimale pritet nga shteti.
E në krahun tjetër, në vendin tonë vëllazëror, nuk kanë vonuar shumë për të zbrazur arkën. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dhënë 5 milionë euro për subvencionim, atje ku do të përfitojë edhe sporti pjesë të konsiderueshme.
Ministrja Dumoshi është shprehur se është detyra e tyre që t’i gjendet pranë organizatave kulturore, rinore e sportive në vend për këtë kohë të vështirë.
Por në Shqipëri ende nuk flitet sa i përket sportit dhe mënyrës sesi do të ndihmohet pas prekjes nga COVID-19. Asnjë para e hedhur ende, megjithëse kjo gjendje te ne ka pasur më tepër kohë dhe masat tashmë duhej të ishin të mbyllura. Sporti nuk ka nevojë për lutje… /Sport Ekspres/