Nuk është vetëm përfaqësuesja A ajo që ka pësuar ndryshime gjatë këtyre ditëve, por edhe kombëtarja e U21 të Shqipërisë.
Kjo e fundit ka parë t’i largohet portieri dhe njëkohësisht kapiteni i saj, Gentian Selmani, për t’iu bashkuar ekipit A, si pasojë e vendimit të Kristian Panuçit për të lënë jashtë grumbullimit Thomas Strakoshën.
Nga ana tjetër, një futbollist zgjodhi të përfaqësonte Greqinë, Leonidas Rossi, edhe pse trajneri Bushi kishte deklaruar se emrat në listën e tij ishin ata të cilët luanin me zemër për Shqipërinë.
Për të zëvendësuar këto mungesa, stafi ka përzgjedhur dy lojtarë të tjerë, por duke mos parë më nga jashtë Shqipërisë, por nga futbolli në vendin tonë.
Në portën kuqezi do të jetë alternativë tashmë edhe Elton Vata, ish-portieri i Teutës dhe Laçit, i cili tashmë ruan portën e Erzenit në Kategorinë e Parë.
Edhe zëvendësuesi i Rossit vjen nga Kategoria e Parë, por ka eksperiencë me ekipe të Superiores. Bëhet fjalë për mbrojtesin shkodran Senad Hysenajn, mbrojtësin i cili deri në dhjetor ishte pjesë e Partizanit, por që tashmë luan me Besën. /vipsport/