Trajneri i Vllaznisë heq dorë nga skema me 3 mbrojtës, por sërish u beson lojtarëve që luajtën në prapavijë në ndeshjen e parë në Belfast.
Nga 3-4-3, skema e kuqebluve në ndeshjen e sotme pritet të jetë 4-2-3-1, me ndryshimin se në krahun e djathtë të mbrojtjes do të luajë Smajli, ndërsa Dragoshi do të ulet në stol.
Dyshja e qendrës së mbrojtjes do të përbëhet nga Juriç dhe Stojanoviç. Në krahun e majtë si zakonisht do të luajë kapiteni Hakaj. Risia e formacionit ndaj Linfildit është Çeshmedjiev në rolin e një mesfushori shkatërrues. Maqedonasi do të jetë si kontrollor para mbrojtjes, krahas Loprik Boshnjakut.
Memelli do të ulë në stol Alivodën, për të vendosur në mesfushë Malën si një fantazist. Treshja e sulmit ka vetëm një dilemë, pikërisht në krahun e majtë, aty ku Gruda dhe Dodev luajnë për një vend. Në të djathtë do të luajë Çoba, ndërsa në majë Balaj.