Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENdryshime te Milani, Franco Baresi fiton më shumë të drejta vendimmarrjeje

Ndryshime te Milani, Franco Baresi fiton më shumë të drejta vendimmarrjeje

Me ndryshimet që janë bërë në rang drejtues te klubi i Milanit, Franco Baresi do të përfshihet më shumë në aktivitetet e klubit.

Ish-kapiteni historik, aktualisht nënpresident nderi, sipas informacioneve të dhënë nga “Milannews” do të ndajë përvojën e tij për mbi 40-vjeçare me “kuqezinjtë” e Italisë dhe besueshmërinë e tij për të mirën e menaxhmentit dhe komponentit sportiv, duke kontribuar në procesin e forcimit të “Djallit” pas riorganizimi të fundit të korporatës.

Baresi, i vlerësuar shumë nga pronarët dhe menaxhmenti i klubit, do të jetë një “garanci e mëtejshme për të gjithë tifozët, duke përfaqësuar vlerat themeluese dhe të pandryshuara të familjes ‘kuqezi’, ndërsa do të ketë më shumë të drejta vendimmarrjeje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments