HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdryshimet në formatin e Superiores, Ylli Aga: Shumica e presidentëve zgjodhën që...

Ndryshimet në formatin e Superiores, Ylli Aga: Shumica e presidentëve zgjodhën që të shkohet në “Final 4” me pikë të zeruara

Gazetari i sportit, Ylli Aga, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, në lidhje me ndryshimet që pritet të ndodhin në formatin e Superiores.

Sipas tij, shumica e presidentëve të klubeve, pranuan variantin e pestë, që në fund të kampionatit, katër të parat të shkojnë në një “Final 4”, por t’iu zerohen pikët.

“Është sezoni i 10-të që kampionati luhet me të njëjtën formulë. Mund të pretendohet për të pasur diçka të re dhe për t’i ardhur në ndihmë klubeve për të përfituar nga ana financiare. Ishin 5 propozime finale. Në historinë e kampionateve, ndryshimet kanë qenë të vazhdueshme. Tani pretendohet diçka e re.

Shumica e presidentëve kanë zgjedhur variantin që katër ekipeve të shkojnë në “Final 4” dhe t’iu zerohen pikët. Në fund të 36 javëve, pikët zerohen dhe bëhet një “Final 4”, ku do të përcaktohet renditja përfundimtare e katër vendeve të para. Për këtë ka një lloj dakordësie mes presidentëve. Nëse bëhet zerimi i pikëve, sipas meje e dëmton garën”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments