Kategoria Superiore zhvilloi dje dy ndeshjet e fundit të javës së parë. Tanimë skuadrat do mendojnë për javën pasardhëse, teksa kalendari rezervon sfida big.
Në tre ditë dhe orare të ndryshme është ndarë axhenda, teksa gjithçka nis të premte me Dinamo – Laçi. Skënderbeu luan me Kukësin, ndërsa Vllaznia me Teutën.
Dy ndeshje do zhvillohen në “Elbasan Arena”. Dinamo pret Laçin të premte, ndërsa po në Elbasan, të dielën që vjen, Kukësi luan me Kastriotin.
Për shkak se “Air Albania” është në rikonstruksion dhe ende jo gati, skuadrat do detyrohen të luajnë në “Elbasan Arena”, që duket një shpëtim për skuadrat.
Kalendari, java 2 – Superliga
E premte, 17/09/2021
19:45 Dinamo – Laçi (Elbasan Arena)
E shtunë, 18/09/2021
16:45 Skënderbeu – Partizani
19:45 Vllaznia – Teuta
E diel, 19/09/2021
13:45 Tirana – Egnatia
16:45 Kukësi – Kastrioti (Elbasan Arena)