Monday, February 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë Ballsh ngatërrojnë ditën e ndeshjes së Kupës kundër Vllaznisë

Në Ballsh ngatërrojnë ditën e ndeshjes së Kupës kundër Vllaznisë

Bylisi do të presë Vllazninë në “Adush Muça”, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë e çerekfinales së parë të Kupës së Shqipërisë. Duel ky që do të luhet ditën e martë duke nisur që nga ora 13:30.

Një ndeshje mjaft delikate për ballshiotët, të cilët do të synojnë t’i shkojnë deri në fund këtij turneu. Përballë do të kenë një ekip si Vllaznia, që janë dhe ekipi i momentit në futbollin shqiptar, por “djemtë” e Mirel Josës janë të motivuar më shumë se kurrë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë një “mesazh të kduar” për shkodranët. Ndërsa i paralajmërojnë për vështirësinë që i pret në Ballsh. Por nga ana tjetër kanë ngatërruar ditën e ndeshjes. Në program kjo sfidë do të luhet ditën e nesërme, teksa klubi e ka vendosur ditën e mërkurë.

“Ngjyrat tona, pasioni ynë, beteja jonë.

Të mërkurën në 13:30 në Adush Muçaj, çerekfinale Kupe kundër Vllaznisë.

Një klub, shumë zemra”, ka shkruar klubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments