Sunday, March 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENë garazh ka makina me vlerë mbi 1.5 milionë euro, por Mbappé...

Në garazh ka makina me vlerë mbi 1.5 milionë euro, por Mbappé ende pa patentë shoferi

‘Ylli’ i Real Madridit, Kylian Mbappé, është parë së fundmi duke marrë mësime drejtimi në Madrid, në Lara Driving School – një autoshkollë e njohur mes lojtarëve të Realit dhe Atlético Madridit.

Pavarësisht se zotëron një garazh luksoz të vlerësuar mbi 1.5 milionë euro, sulmuesi francez ende nuk ka patentë shoferi. Pas publikimit të lajmit për mësimet e tij, autoshkolla është përmbytur nga telefonata dhe kërkesa të tifozëve që duan të lënë fanellat për autograf, duke e bërë thuajse të pamundur për Mbappé-në të ndjekë qetësisht orët e drejtimit.

Në vitin 2023, 28-vjeçari kishte pranuar se marrja patentës nuk kishte qenë kurrë prioritet për të. “Është një nga anët negative të suksesit të hershëm. Më kanë munguar gjëra të thjeshta si patenta. Për shumë njerëz është domosdoshmëri dhe simbol pavarësie, por unë e kam pasur pavarësinë time që herët, sepse kisha shoferë në dispozicion. Nuk ishte prioritet,” ishte shprehur ai.

Ironikisht, edhe pse nuk mund t’i drejtojë vetë, Mbappé zotëron disa supermakina në koleksionin e tij personal, përfshirë një Ferrari SP90 dhe një Ferrari 488 Pista.

Tani mbetet për t’u parë nëse sulmuesi i Real Madridit do të arrijë më në fund të marrë patentën dhe të shijojë një tjetër formë pavarësie, këtë herë pas timonit të makinave të tij luksoze.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments