Real Madrid dhe Juventusi ishin dy skuadrat që morën përsipër krijimin e Superligës Europiane. Perez dhe Agnelli krijuan Superligën duke arritur akordin me 10 ekipe të tjera, ndërsa pas dy ditësh shumica e këtyre skuadrave deklaruan largimin.

Për momentin vetëm Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Milani ka ngelur në këtë listë, ndërsa UEFA ka gati ndëshkimin e rëndë.

Mediat në Itali plasin “bombën” dhe bëjnë me dije se në takimin që do të zhvillohet nesër, UEFA po mendon të ndëshkojë Realin duke e përjashtuar nga gjysmëfinalja e Championsit ndaj Chelsea, por edhe për sezonin tjetër.

I njëjti dënim edhe për Juventusin që do të përjashtohet gjithashtu sezonin tjetër nga Champions League. Për momentin këto janë vetë zëra nga Italia, ndërsa nesër do të vendoset zyrtarisht se çfarë do të ndodhë me këto dy klube./newsport/