HomeKRYESORE“Në Katalonjë të mësojnë dhe rritesh duke urryer Real Madridin”

“Në Katalonjë të mësojnë dhe rritesh duke urryer Real Madridin”

Baghdad Bounedjah, shok skuadre me Gabi dhe Xavi te Al Sadd në Katar, ka pranuar se asnjëri prej tyre nuk e pëlqen Real Madridin.

Baghdadi është lojtari më i mirë algjerian i vitit 2018. Në sezonin 2015 arriti në Katar dhe tani ndan dhomën e zhveshjes me dy yjet spanjoll për tre vite e gjysmë. Kohë e mjaftueshme që ai të krijojë miqësi dhe të flasë me dy mesfushorët, që mesa duket kanë një gjë të përbashkët: Urrejnë Real Madridin.

Ja si i shpjegon algjeriani fjalët që i Xavi: “Asnjëri nga këta të dy nuk e pëlqen Real Madridin. Xavi më tha se në Katalonjë të mësojnë se si të urresh Real Madridin, dhe aty rritesh me atë ndjenjë.”

27-vjeçari është sulmuesi më i mirë në kampionatin e Katarit me shifra të pabesueshme, në 15 ndeshje ka shënuar plot 29 gola këtë sezon, pothuajse 2 gola për ndeshje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments