Erzeni-Vllaznia është sfida hapëse e javës së dytë të “Abissnet Superiore”, e cila do të luhet në Rrogozhinë.
Të dyja skuadrat kanë si synim tre pikët, me shijakasit që arritën të merrnin një barazim dramatik në javën e parë përballë Laçit.
Nga ana tjetër, shkodranët e nisën me fitore sezonin e ri duke mundur në shtëpi Kukësin me rezultatin 3-1 dhe kështu do të vazhdojë me ritmin e fitoreve.
FORMACIONET ZYRTARE:
ERZENI: Xhika, Kacbufi, Rodrigo, Sadiki, Osmanllari, Alba, Maliqi, Peposhi, Meçja, Zeka, Mihana.
Trajner: Alfred Deliallisi
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Çeshmedjiev, Stojanoviç, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Çoba, Gruda, Balaj.
Trajner: Migen Memelli