HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë Shkodër janë në pritje të reagimit të Vllaznisë së Josës

Në Shkodër janë në pritje të reagimit të Vllaznisë së Josës

Vllaznia ka vijuar sot me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje pasditen e se shtunes ndaj Egnatias ne stadiumin “Loro Boriçi”. Gjate ketyre diteve trajneri Josa eshte munduar te beje me te miren per te ngritur moralin e lojtareve.

Kuptohet qe nuk ka qene e lehte, megjithate tekniku i ri i kuqebluve ka punuar veçmas me te gjithe futbollistet duke u dhene besimin e duhur dhe po ashtu duke u thene se ishin po ata qe ne gjysmen e pare te sezonit, i bene per vete te gjithe

Kjo do te thote se ky ekip i ka mundesite per ta mbyllur me sukses sezonin, prandaj dhe pritet reagimi qe prej ndeshjes te se shtunes ndaj rrogozhinasve.

Ne Shkoder kane besim se me levizjet e fundit ne pankine, gjerat mund te marrin per mire te Vllaznia, megjithate kjo eshte thjesht nje ide e cila duhet vertetetuar ne fushen e lojes.

Ne kampionat kuqeblute do te kerkojne ta mbyllin me 6 pike ne 2 ndeshjet e fundit dhe duke shpresuar pastaj ne hapat e gabuar te rivaleve te tyre, per te kapur ndoshta Europen edhe permes kampionatit, ndonese gjasat jane te pakta te ndodhe keshtu./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments