Ditën e shtunë duke nisur që nga ora 18:00 do të luhet Klasikja e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Një përballje mjaft e rëndësishme dhe e luftuar mes dy ekipeve, të cilët për shkak të historisë që kanë bërë në futbollin shqiptar, ky takim pritet të jetë mjaft emocionues.
Në Shkodër nuk kanë kohë për të humbur dhe kanë nisur edhe përgatitjet për këtë duel. kuqeblutë kërkojnë fitoren për të dueluar deri në fund me Egnatian për vendin e tretë.
Goce Sedlovski dhe lojtarët janë mjaft optimist se do të mund të rikthehen te fitorja në kampionët në Klasiken e Shqipërisë. Ka qene vete klubi shkodran qe permes faqes zyrtare ka bere te ditur se gjerat po shkojne mire ne kete pragndeshje.
“Ekipi i Vllaznisë ka vijuar edhe sot me përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtune në “Loro Boriçi” ndaj Tiranës. Trajneri Sedloski dhe gjithë futbollistët duken entuzias për rikthim tek fitorja në “klasiken” e futbollit shqiptar”- shkruhet aty.