Ndeshjet e javës së 14 në Kategorinë Superiore kanë konfirmuar edhe një herë raportin e vështirë që kanë me golat ekipet shqiptare.
Situata aktuale në kampionat tregon se në fazën realizuese, klubet në vendin tonë lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk është një krizë që ka mbërthyer një apo dy skuadra, por shumicën e ekipeve në elitën e futbollit në vendin tonë.
Pas javës së 24 të Superiores, shifrat flasin qartë, janë shënuar 10 gola në 5 ndeshje e kjo do të thotë se mesatarja është e 1 goli për skuadër. Por jo të gjitha skuadrat e arrijnë këtë mesatare, të shënimit të një goli për ndeshje.
Katër skuadrat e vendeve të fundit në klasifikim aktualisht janë poshtë kësaj mesatareje, pasi Kastrioti, Bylis, Apolonia dhe Skënderbeu nuk kanë shënuar as 24 gola në total për 24 javët e luajtura deri tani.
Një shifër që e arriti sot Tirana, që ka mesataren e një goli për ndeshje, e të cilin në këtë javë duke mos shënuar e arriti edhe Teuta. Kjo do të thotë se vetëm katër skuadra: Partizani (34), Laçi (32), Kukësi (32) dhe Vllaznia (29) kanë shënuar më shumë se 1 gol për ndeshje mesatarisht në këtë kampionat.
Kjo e ka bërë këtë një nga kampionatet më të dobët të dekadave të fundit sa i përket realizimit të golave pasi ka mesataren e përgjithshme 2,05 gola për ndeshje.
Në 24 vitet e fundit, vetëm edicioni 2016-17 ka qenë më i dobët se ky aktual sa i përket shënimit të golave., pasi ai edicion u mbyll me Superioren që regjistronte shifrën e 1,88 golave për ndeshje, duke qenë një nga kampionet me më pak gola në botë. /vipsport/