Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENë Turqi marrin vendimin për të ardhmen e Erald Çinarit

Në Turqi marrin vendimin për të ardhmen e Erald Çinarit

E ardhmja e Eraldo Çinarit është vënë prej javësh në diskutim. Sulmuesi shqiptar nuk ka bindur me statistikat e tij në radhët e Samsunsporit, i cili ka menduar të largojë lojtarin shkodran.

Përveç marrëdhënies jo të mirë me portën kundërshtare, problem u bë edhe pasaporta, teksa në klubin turk gjendeshin më shumë të huaj nga limiti i lejuar.

Por një takim miqësor me Rapidin e Bukureshtin vuri në dilemë drejtuesit e skuadrës turke. Dy gola kundër bullgarëve dhe një fazë përgatitore me nota pozitive bënë që te Samsunsor të rishikonin edhe njëherë vendimin e tyre.

Por duket se dy gola nuk kanë mjaftuar për të shmangur ndarjen. Sipas mediave turke, klubi ka vendosur dhe largimi do të jetë zgjidhja përfundimtare për Çinarin./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments