Kane mbetur edhe 4 ndeshje deri ne fund te ketij sezoni, por duket se tek Vllaznia kane filluar levizjet e para. Abdurrahman Fangaj, nje nga futbollistet qe nuk ka patur hapesirat e duhura per aktivizim, me shume mundesi do largohet.

Ka dite qe nga Vlora vijne lajme per nje interesim te Flamurtarit per kete lojtar dhe madje ne shtypin e shkruar sportiv diten e sotme, behet fakt i kryer kalimi i tij tek kjo skuader.

Nje nga drejtuesit vlonjat ne nje prononcim te tij per “Panorama Sport” eshte shprehur: “Abdurrahman Fangaj eshte lojtar i Flamurtarit. Gjithçka eshte mbyllur me futbollistin shkodran. Presim te mbyllet kampionati dhe ta zyrtarizojme ne Vlore. Eshte e sigurte qe do te luaje per ne sezonin e ardhshem”.

Ne fakt, mbrojtesi 24 vjeçar ka edhe nje vit kontrate me Vllaznine dhe prandaj me pare duhet zgjidhur ajo, por duket se edhe ky proces mund te kryhet, perderisa ne Vlore e bejne fakt te kryer marreveshjen me te.

Kujtojme qe ne sezonin e fundit pjese e Flamurtarit kane qene edhe shkodranet e tjere Olsi Gocaj, Behar Ramadani dhe Denis Pjeshka dhe me shkuarjen edhe te Abdurrahman Fangajt, mund te formojne nje katershe atje me synimin e qarte per ta ngjitur kete skuader ne Superlige.