HomeKRYESORE‘Nëse Maguire u ble 93 milion, Koulibaly kushton 250 milion euro’

‘Nëse Maguire u ble 93 milion, Koulibaly kushton 250 milion euro’

Aurelio De Laurentiis, presidenti i Napolit, ka folur për “ESPN” në një intervistë të gjatë, ku ka diskutuar tema të ndryshme, por edhe për çmimet e lojtarëve ditëve të sotme

“Problemi i çmimeve të larta varet nga Anglia, sepse ata kanë shumë para. Nëse i krahasojmë me Spanjën, Italinë, Gjermaninë dhe Francën, është një dallim i madh. Nëse një klub ka 800 milionë euro qarkullim, nuk ka problem të bëjë oferta prej 80, 90 apo 100 milionë euro për një lojtar”, ka thënë ai.

Presidenti i napolitanëve po ashtu ka folur edhe për çmimin e Koulibaly, i cili ishte kërkuar edhe nga United.

Megjithatë, “Djajtë e Kuq” preferuan Maguire, duke paguar 93 milionë euro.

“Koulibaly ka klauzolë 150 milionë euro. Në Angli, e keni parë, ata kanë shpenzuar 93 milionë euro e që tek ne kushton 25-30 milionë euro. Kështu, nëse Maguire ka kushtuar 93 milionë euro, atëherë Koulibaly ka klauzolë 250 milionë euro? Në këtë rast, duhet të jetë kështu”, deklaroi De Laurentiis.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments