Vllaznia ne basketboll per meshkuj vazhdon pergatitjet per ndeshjen finale ndaj Teutes, te cilen do ta luaje diten e neserme.

Ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport”, trajneri i Vllaznise, Damian Bekteshi flet per pergatitjet e skuadres se tij per kete sfide te rendesishme, nderkohe qe thote se ekipi i tij do te tregoje me te miren ne fushen e lojes, per te vijuar me pas edhe me fitoren.

Bekteshi u shpreh se gjendja e skuadres eshte optimale, ndersa theksoi se nuk kane asnje mungese per kete ndeshje te pare finale ndaj Teutes.

“Ne prag te ndeshjes me Teuten, gjendja e skuadres eshte optimale. Nuk kemi asnje mungese. Stervitja eshte bere rregullisht gjate gjithe javes. Shpresoj qe diten e shtune te tregojme vlerat tona me te mira dhe pse jo te marrim nje fitore qe na duhet per vazhdimesine e finaleve.

Me Teuten do te jete e veshtire, por ideja qe ne te bejme maksimumin. Te luajme, te japim me te miren tone, pastaj t’ia leme fushes. Cila skuader ta meritoje, le te fitoje.

Me Teuten nuk besoj se do kemi mungesa, duke pasur parasysh qe gjithe ekipi eshte i gatshem per loje. Çunat po bejne mire ose me sakte me te miren e tyre. Shpresojme qe deri neser te mos kemi demtime ose ndonje gjendje gripale.

Ndryshimi me i madh ka qene stervitja me e mire, duke pasur parasysh qe kohe me pare, nuk kemi bere stervitje te mire rregullisht. Thjesht, eshte shtuar intensiteti dhe deshira. Eshte shtuar egoja e çdo lojtarit per te dhene maksimumin dhe pse jo edhe e gjithe ekipit bashke.

Normalisht eshte nje ndjesi e mire per mua personalisht, kur ekipi te pergjigjet, ekipi te ndjek, por duke pasur parasysh sic e the edhe ti, qe vij nga fusha e lojes, direkt ne rolin e trajnerit, kjo ka nje pergjegjesi me te madhe per mua, duke pasur parasysh qe ke gjithe skuadren mbi supe dhe me idete tua, duhet t’i udhezosh, gje qe eshte me e lehte se sa te jesh nje lojtar.

Normalisht, synimi im eshte qe te mbledh djem shkodrane, qe ekipi te ecin me perpara me forcat tona, por duke pasur parasysh edhe nje handikap te madh qe po ndodh keto kohet e fundit, mungesa e lojtareve vendas, ka bere qe te kemi me shume prodhim nga jashte. Shpresoj qe te punojme mire dhe pse jo, sa me pak te huaj te kesh ne ekip, aq me mire eshte.

Te them te drejten, te ardhmen time nuk e kam vendosur akoma. Nuk e di si do vijojne. Te perqendrohemi njehere tek ndeshjet finale, pastaj duke pare dhe duke bere. Nuk e di a do jem i gatshem ta vazhdoj punen si trajner apo do vazhdoj te jem lojtar akoma, por duke pare dhe duke bere. Gjate veres, do vendoset gjithçka, duke pasur parasysh edhe konsultimin me stafin dhe me presidencen, te shohim njehere si do shkoje puna”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznise ne basketboll, Damian Bekteshi.

Maringlen ZHIVANI