Në Vau Dejës do të zhvillohet neser ne oren 10.00 Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës Shqiptare të Xhudos. 3 ekipe të drejtuara nga Anton Shkoza të cilat kanë edhe ato të drejtë vote për të përcaktuar drejtuesit, nuk u thirrën në asamblenë e zhvilluar para 6 muajsh. Pas një viti të një funksionimi të pjesshëm si shkak i mosprezencës të 3 ekipeve, themeluesi i sportit të xhudos në Shqipëri Anton Shkoza ka ftuar të gjitha ekipet e Shqipërisë. Nga 18 ekipe, 14 prej tyre do të marrin pjesë çka përmbush kuoten prej 2 të 3-ve që duhet sipas rregullores për të bërë të mundur thirrjen e asamblesë. Anton Shkoza ka bërë një apel që drejtuesit aktual të vetshpallur si të tillë në rast të përzgjedhjes së emrave të rinj ta dorëzojnë detyrën brenda të gjitha rregullave.


“Njohja ime me xhudon është e hershme, e thellë dhe e pastërt. Që në 1993me ardhjen time nga Italia, aty ku mora njohuritë për xhudon, pasioni dhe dëshira ime për këtë art të jetës ka bërë që me vite të kontribuoj dhe të shërbej për komunitetin e shoqërinë përmes themelimit të këtij arti marcial në Shqipëri. Asambleja e dhjetorit të 2012-ës për mua ishte e papritur pasi ekipet: Vllaznia, “Club Judo Anton Shkoza”, Vau Dejës” nuk kishin marrë asnjë njoftim zyrtar megjithëse prej 20 vitesh këto ekipe janë themeluese dhe lider të xhudos shqiptare. Aq më tepër që njoftimi i të gjitha ekipeve përbën një obligim për Federatën që buron nga statuti saj. Menjëherë kam njoftuar vetë Federatën e po ashtu Ministrinë e Sporteve si dhe në strukturat e Europës për pavlefshmërinë e asaj asambleje. Si shkak i këtyre problemeve kam thirrur zyrtarisht të gjitha ekipet e Shqipërisë, vetë drejtuesit e Federatës, drejtues të Ministrisë si dhe të gjitha ata që kanë lidhje me Asamblenë e Jashtëzakonshme në mënyrë që zgjedhjet e reja të zhvillohen conform të gjitha rregullave dhe në mënyrë të hapur. I bëj thirrje drejtuesve aktual që në rast të zgjedhjes të emrave të rinj ta dorëzojnë me qetësi dhe pa krijuar problem si dhe ta pranojnë verdiktin e shumicës ose në të kundërt do të shkojmë në gjykata për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe për të bërë që Federata Shqiptare e Xhudos të funksionojë normalisht” – ka theksuar Shkoza. Në një kërkesë-ankesë drejtuar Ministrisë së Sporteve janë paraqitur të gjitha parregullsitë që kanë të bëjnë që nga shkelja e rregullores dhe deri tek abuzimet me shuma të konsiderueshme parash të cilat sipas ankesës nuk kanë shkuar për trajnerët e sportistët e për zhvillimin e sportit të xhudos. Aktualisht 5 xhudistë meshkuj e 2 femra, kampionë të Shqipërisë nuk do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare pikërisht si shkak i mungesës së ftesave për këta xhudistë dhe funksionimit të njëanshëm të Federatës gjë e cila nuk është kapërdirë nga themeluesi i xhudos Anton Shkoza i cili shpreson që ekipet pjesëmarrëse në Lojërat e Mesdheut do të zgjedhin të tjerë drejtues në mënyrë që Federata të funksionojë ashtu siç duhet.

 

Senad NIKSHIQI