Nevil Dede mund të quhet njeriu i duhur në krye të pankinës dinamovite. Kjo pasi sezonin e fundit ja doli në mënyrë të papritur, të shpallet nënkampion me Erzenin, duke e rikthyer në Superiore pas 19 vitesh mungesë.
Të njëjtën detyrë ka marrë përsipër dhe te Dinamo, që kërkon të jetë sërish pjesë e elitës. Blutë e kryeqytetit kanë një kontigjent aktualisht, nga i cili nuk do largohet askush.
Kategoria e Parë nis më 3 shtator dhe kur ka mbetur më pak se 1 muaj, kryeqytetasit kanë planfikuar si do veprojnë të ardhmen.
Kështu largime nuk do ketë, ndërsa mbetet për t’u parë në vijim cilët do jenë të afruarit e radhës. Në këtë mënyrë do i jepet fund përgatitjeve për sezonin e ri.