Goli i minutes se 99-te ne Durres i zhgenjeu shume shkodranet sepse me ate trepikesh Vllaznia do te ishte ngjitur sot ne vendin e katert dhe madje do te ishte shume prane edhe te tretit.

Nevil Dede duke folur ne emisionin “Scaner” ne lidhje me kete takim, ka “fajesuar” kuqeblute per mosmenaxhimin e duhur te avantazhit, nderkohe qe sipas tij durrsaket ndoshta se meritonin as barazimin ne kete ndeshje.

“Ishte vërtetë një ndeshje e dobët dhe kjo ndoshta ngaqë të dy ekipet kishin harxhuar shumë energji në mesjavë në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës. Pak më shumë ndoshta Vllaznia, por unë jam i mendimit se ajo duhej të kishte më shumë entuziasëm dhe eufori nga kualifikimi në finale.

Të jem i sinqertë, Teuta shpërdoroi disa raste që nuk duhet t’i shpërdorojë sepse mezi i krijon ato. Minimalisht ka patur 3 apo 4 raste të pastra. Pastaj kur ndeshja shkoi 0-1 për Vllazninë dhe ajo nuk menaxhoi dot rezultatin. Teuta përfitoi nga kjo gjë dhe thënë sportivisht “e mori përpara”, por vetëm me vrull e me topa të gjatë.

E bëri me një presion me numër njerëzish dhe jo me një presion taktik apo me lëvizshmëri, por gjithsesi ia doli të shënonte në shtesë dhe duhet të jetë e kënaqur me atë pikë të marrë”- ka deklaruar Nevil Dede./SHKODRA-SPORT.COM/