Nevil Dede është trajneri i ri i Tiranës. Bardheblutë shkarkuan dje njgerianin Emmanuel Egbo, teksa humbja ndaj Korabit dhe eleminimi nga Kupa e Shqipërisë kanë vendosur fatin e ish-portierit bardheblu.

Në lidhje me këtë situatë dhe emërimin në krye të skuadrës të Nevil Dedes ka reaguar edhe këngëtari Arif Dushaj.

Këngëtari është gjithmonë pranë ekipit si një tifoz I vjetër dhe mik i presidentit Refik Halili, duke theksuar se mbetet I habitur me zgjedhjen që ka bërë Tirana, duke shtuar se askush nuk I do bardheblutë.

Komentet në lajmin e Newsport.al:

Arif Dushaj: Jam shumë I habitur me këtë zgjedhje që paska bërë Tirona, por rrini të qetë se edhe ky shkurt do e ketë te Tirona. Sa gjynah për Tironën as një se don Tironën.

Ky do jetë ai që do e nxjerrë nga Kategoria. Eshtë tamam për këtë punë…