Ditet e fundit ne media eshte botuar nje lajm sipas te cilit sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe Armando Broja po tundohet nga Federata Angleze per te veshur fanellen e kombetares se saj.

Lojtari qe deri me tani ka luajtur me kombetaret U19 dhe U21 te Shqiperise duket i pavendosur per te ardhmen, per me teper qe tashme ka debutuar edhe me ekipin e pare te Çelsit.

Por nderkohe, trajneri i kombetares U19 Nevil Dede i pyetur ne lidhje me kete çeshtje, ka dhene edhe nje keshille per sulmuesin me shume te ardhme teksa ka thene:

“Është jeta e tij personale. FSHF dhe ekipet Kombëtare të kësaj federate, e evidentuan këtë futbollist. Ai nuk duhet të harrojë ku ishte kur ekipi kombëtar shqiptar e thirri në Shqipëri që të luante dhe të përfaqësohej.

Pastaj se çfarë do të zgjedhë, i takon zemrës së tij, zgjedhjes së tij dhe ndjenjave që ai ka. Nuk mund të them që më vjen mirë apo më vjen keq, ama, sigurisht që do të doja që çdo lojtar i mirë shqiptar, kudo qoftë nëpër botë, të luajë për Shqipërinë”.