Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENeymar luan me menisk të dëmtuar dhe shënon për të shpëtuar Santos...

Neymar luan me menisk të dëmtuar dhe shënon për të shpëtuar Santos nga rënia

Para dy ditësh kishte dëmtuar meniskun dhe u duk se Nymar do të qëndronte jashtë për ndeshjet e mbetura të sezonit, ku Santosi i tij është në luftë për mbijetesë. Por sulmuesi ka shtrënguar dhëmbët dhe nuk është dorëzuar nga dhimbja.

Braziliani i njohur, kundër asaj që kishte vendosur stafi mjekësor i klubit, zbriti në fushë për të ndihmuar shokët, pavarësisht dëmtimit. Jo vetëm luajti me dhimbje në gju, por edhe shënoi golin e parë në fitoren 3-0 të Santos kundër Recibe.

Ishte një sukses shumë i rëndësishëm për skuadrën e Neymar, që me këto tri pikë ka dalë nga zona e rënies nga kategoria, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments