Neymar ndodhet në Brazil për t’u rikuperuar nga dëmtimi që ka pësuar në kavilje dhe për këtë arsye ka përfituar nga rasti për të ndjekur një ndeshje të ish-ekipit të tij Santos.
Skuadra braziliane përballej në “Copa Sudamericana” me Audax Italiano, dhe i intervistuar nga Globo Esporte, ka bërë një deklaratë të bujshme.
“Një ditë do të rikthehem. Madje do të rikthehem shpejt. Këtu unë ndihem si në shtëpi dhe është një ndjesi shumë e bukur të rikthehem këtu pas 10 vitesh. Fatkqesisht ndeshja doli barazim 0-0, ndërsa unë doja një fitore të Santosit.
Unë erdha këtu për të bërë tifo për skuadrën dhe të ndjejë dashurinë e tifozëve. Ky klub më ka dhënë gjithçka, ka hapur derën për mua dhe familjen time, më ka dhuruar botën”, tha ndër të tjera ylli brazilian Neymar.