Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENeziri nuk ka dyshime: Vllaznia e Edi Martinit është më e mira...

Neziri nuk ka dyshime: Vllaznia e Edi Martinit është më e mira e 15 viteve të fundit. Këtë sezon e fitojmë ne Superiore

Alban Neziri në pozitën e drejtori të akademisë së Vllaznisë, ka qenë i ftuar në panelin e emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel mbrëmjen e djeshme.

Neziri është shprehur me nota të larta besimi se ekipi shkodran i drejtuar nga trajneri Edi Martini do të shpallet kampion në Superiore, madje duke e vlerësuar kontigjentin aktual si më të mirin në 15 vitet e fundit:

“Vllaznia ka një moment ‘jo’, siç do ekip tjetër. Jam i bindur që do e kalojmë shumë shpejtë. Fat për ne që jemi afër fundvitit dhe do kemi pushime.

Jeni mësuar ta shikoni Vllazninë superiore ndaj çdo ekipi. Ky grup, është Vllaznia më e mirë e 15 viteve të fundit, janë bërë të gjithë faktorët bashkë që Vllaznia të jetë kampion dhe jam i bindur se kështu do të ndodh”.    

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments