Ja ç’me tregoi mbreme Lutfi Nuri. Per golin e Manajt ne Leskovc kunder Serbise. Per fitoren e madhe te Shqiperise ne token serbe. Per lotet e Bajramit ne dhomen e zhveshjes pas atij rasti ideal goli te humbur ne fund te ndeshjes.
Per memecerine e Dragan Xhaicit, me te madhit futbollist ne historine e vendit te tij e sot ne krye te federates serbe te futbollit.
Per telefonaten e interesimin personal te Vuçiçit me pronarin e hotelit ku po qendronte delegacioni futbollistik nga Shqiperia. Per masat e jashtezakoneshme qe kishin marre per kete ndeshje Fifa & Uefa e vecmas vendasit e mikpritesit, etj etj. Momentin kur u shenua goli yne, atmosfera pas ndeshjes ne dhomat e zhveshjes, ne avion gjate kthimit per ne Atdhe etj.
Fola gjate mbreme me mikun tim te ngushte ose me sakte le te them si vellaun tim prej dekadash Lut Nurin, prej 23 vitesh ne krye te futbollit shqiptar si Anetar i Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se por edhe si zv/president i futbollit shqiptar.
Dy – tre te kishte futbolli yne kombetar si Luti dhe flisnim ndryshe. I thjeshte, punetor , i gjindshem e i gatshem per te qene kudo…i cdo lloj sackrifice ne te mire te futbollit e te vendit te tij. Familjar i llojit te vet unikal, atdhetar, patriot e besimtar model ne Zot.
Filantrop i klasit te pare, se bashku me te vellane e tij Nushen qe su numerohen dot te mirat qe kane bere per sportin shqiptar e veçmas edhe per bashkeatdhetaret e tyre.
I kudo ndodhur e i kudogjindur, me nje lloj shpirti e dashurie per futbollin shqiptar si kerkushi tjeter. Luti eshte ndoshta i vetmi zyrtar i larte futbolli i nje vendi qe kur eshte fjala per futbollin e vendit te tij s’ njeh as rregulla e as protokoll aq sa sinqerisht shpesh ata qe se njohin sidomos nga afer e kane teper te veshtire ta besojne se pikerisht ai eshte prej vitesh edhe zv/presidenti i FSHF-se.
Luti mbetet nga te paktet njerez e shqiptare qe njoh une deri me sot ne jeten time qe i ben punet e mira sa nje Mal e qe i pranon mbrapsht vleresimet e falenderimet e rastit me ate lloj thjeshtesie e modestie sikur s’ka bere asgje por thjesht vetem detyren dhe ate qe ja ndjen zemra e shpirti.
Luti eshte njeriu qe kurre se kam degjuar te thote UNE, por NE, e te gjithe bashke. Kohe me pare testova privatisht disa kolege te mijte aty ne Shqiperi , disa trajnere e disa futbolliste te kombetares sone por si s’me tha qofte edhe nje i vetem prej tyre sikur edhe nje fjale te vetme te keqe per Lut Nurin. Dhe u ndjeva mire vertet.
Dhe kujtoj se ç’kemi heq ne njerezit me te afert te tij vite me pare per ta bindur te jete aty ku eshte sot, ne krye te futbollit shqiptar dhe ishte koha kur ai ne postin e presidentit te Tirones sapo i kishte shpallur bardhee blute kampione te Shqiperise.
Ja c’ me rrefeu mbreme mes te tjerash Lut Nuri…
E gjeta Bajramin mes lotesh ne dhomen e zhveshjes – me tregoi mbreme Luti..e mora ne qafe dhe u mundova ta qetesoj fituam i thashe kjo ka rendesi mbi te gjitha, ndryshe tani ti, une e te gjithe do ishim vertet duke qare ndaj ngreu e festo me te gjithe ne.
Ne darken zyrtare me perfaqesuesit e federates serbe Xhaiçin e tyre te madh e kisha perballe po si or njeri nuk nxori asnje fjale te vetme prej goje ai njeri mirepo as na tha mirese erdhet e as na pyeti si jeni nxinte koke e kembe.
U ngrita nje cast te shkoja ne banje pese shoqerues serbe nga mbrapa meje me priten tek dera derisa mbarova pune e me pas me shoqeruan serisht drejt tavolines ku po darkonim.
Ne nje çast na afrohet pronari i hotelit ku po qendronte delegacioni yne e na thote se sapo kishte telefonuar e ishte interesuar deri edhe me detaje vete personalisht Presidenti i Serbise – Vuçiçi per gjithçka po ndodhte aty ne Leskovc me shqiptaret.
Ke goli i Manajt kemi fluturuar ne Qiell nga gezimi, por kur ai beri edhe simbolin e Shqiponjes sinqerisht u trembem se mos situata perceptonte per keq se serbet aq deshen qofte edhe nje provokim te vogel te cfaredo lloji.
Sigurisht qe u ndjeme keq kur na fershellyen Himnin, kur bertisnin Kosova eshte Serbi e vecmas ke rasti i golit kur edhe u degjuan thirrje vriteni shqiptarin por c’te besh keta jane serbet ne si ndryshojme dot.
Dhe vertet sa te drejte ke o Lut, keta jane serbet nuk ndryshojne kurre dhe te imagjinosh – me thoshte mbreme Luti qe zyrtaret me te larte te federates serbe na konfirmuan se ishin shitur vetem 3.500 bileta te perzgjedhurish e pjesa tjeret reth 1.500 te tjera u ishin dhene njerezve te federates e te besuarve te tyre.
Ne dhomat e zhveshjes kemi festuar si te çmendur por kur kemi dale prej andej e kemi lene gjithcka ne rregull e perfekt sikur te ishim japoneze e jo shqiptare sepse e dinim fort mire se serbet nje gje te vogel gabim prej nesh donin qe ta benin qimen-tra.
Ne avion pastaj festa ka vazhduar alla shqiptarëe derisa avioni yne Air Albania preku token tone. lshte ndoshta nje nga ngjarjet me te vecanta te jetes sime e mbyll biseden me mua Luti, jo thjesht si njeri i futbollit jete e mot e si zyrtar i larte i futbollit te vendit tim per vite me radhe por mbi te gjitha si shqiptar, çfare ndjenje kombetare, çfare krenarie çfare dinjiteti sa krenare na bene ata djem te gjithe ne shqiptareve kudo qe jemi ne mbare boten me ate lloj fitoreje ne kohen e duhur e ne vendin e duhur.