Lionel Mesi ka dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp në orën 12:00, në “Camp Nou”, ku do të zbulojë detaje nga “divorci” me Barcelonën, klubin me të cilin debutoi në vitin 2004.

Që prej asaj kohë sulmuesi argjentinas ka thyer çdo rekord në historinë e skuadrës katalanase, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave në botën e futbollit. Për sa i përket konferencës për shtyp, një numër i madh tifozësh ka zbarkuar në ambientet e “Camp Nou”.

Ndërkohë një interesim i jashtëzakonshëm edhe në rrjetet sociale ku mijëra njerëz janë duke pritur me padurim fillimin e konferencës. Menjëherë sapo u ngjit në podium, Mesi ka shpërthyer në lot. Moment tepër emocionues, teksa të gjithë të pranishmit në sallë duatrokasin argjentinasin.

KONFERENCA LIVE:

“Barcelona është shtëpia jonë dhe kështu u premtova edhe fëmijëve të mi. Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. Unë jam rritur me vlerat e kësaj shtëpie, duke e trajtuar veten me përulësi dhe respekt. Kështu veprova me të gjithë në këtë shtëpi dhe shpresoj që kjo të mbetet, përveç gjithçkaje që fitojmë. Kemi kaluar gjëra të vështira, por kjo na bëri të rritemi. Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, për këtë fanellë. Nga dita e parë në të fundit dhe jam më se i kënaqur. Faleminderit njerëzve për dashurinë e tyre përgjithmonë.

Do të më pëlqente të thoja lamtumirë në një mënyrë tjetër. Unë kurrë nuk e imagjinoja lamtumirën time, por nuk do ta kisha imagjinuar në këtë mënyrë. Do të më pëlqente ta bëja në fushë, të kisha dëgjuar një ovacion të fundit. Më mungoi publiku në pandemi. Po tërhiqem nga ky klub pa i parë në më shumë se një vit e gjysmë. Nëse do ta kisha imagjinuar lamtumirën, do të ishte me një stadium të mbushur.

Ndodhi kështu dhe, e përsëris, e vlerësoj dashurinë e gjithë këtyre viteve. Ne kishim kohë të mira dhe të vështira, por dashuria ndihej gjithmonë e njëjtë. Unë gjithmonë do ta dua këtë klub. Shpresoj se mund të kthehem për të qenë pjesë e këtij klubi në një moment. Shpresoj se mund të kontribuoj në mënyrë që ky të vazhdojë të jetë klubi më i mirë në botë. Jam i sigurt që kam harruar shumë gjëra, por kjo është ajo që mund të them tani, nuk jam në gjendje të mendoj dhe fjalët dalin.

Ka shumë momente, të mira dhe të këqija. Ndoshta, momenti i debutimit tim. Ishte fillimi i gjithçkaje, një ëndërr e bërë realitet. Kishim rënë darkod me Laportën për të rinovuar, por siç e tha ai, kjo nuk u realizua për shkak të La Ligës.

Unë nuk e di çfarë ka bërë klubi. Ajo që kam të qartë është se unë kam bërë gjithçka që është e mundur. Klubi thotë se ishte prej La Ligës. Unë ju siguroj se, nga ana ime, kam bërë gjithçka të mundshme.

Shumë gjëra më kalojnë në kokë dhe jam i bllokuar. Unë ende nuk kam rënë në realitetin e largimit nga ky klub dhe ndryshimit të plotë të jetës sime. Kam qenë në ekipin e parë për 16 vjet. Për mua ishte gjithmonë e njëjtë dhe tani po fillon nga e para. Është një ndryshim i vështirë, veçanërisht për familjen sepse e di se si ndihen ata për këtë qytet. E di që do të jemi mirë dhe do të përshtatemi.

E ardhmja? PSG është një mundësi. Në këtë kohë nuk kam asgjë të rregulluar me askënd. Kur doli deklarata, kisha shumë thirrje. Ka disa klube të interesuara. Unë nuk kam asgjë të mbyllur, por ne po flasim.”

Unë jam rritur me vlerat e këtij klubi. Gjithmonë jam përpjekur ta trajtoj veten me përulësi dhe respekt. Shpresoj se do të njihem për këtë, përveç fushës. Që secili të më kujtojë ashtu siç dëshiron. Unë jam mirënjohës për karrierën që pata. Humbjet më bënë të mësoj dhe të rritem. Kam përjetuar më shumë gëzime sesa humbje. Festimet e titujve me njerëzit, me familjen. Falë Zotit kam shumë për të kujtuar.

Ky ka qenë momenti më i vështirë! Kam pasur shumë momente të vështira, shumë humbje, por kjo është më e hidhura.. Kjo nuk kthehet. Ky është fundi në këtë klub.