Ti Vllazni t’ban me u hedhë përpjetë prej gzimit.
Ti t’gazmon,të jep jetë.
Je si ajo rrfeja sferike ,qe hyn prej bir’s s’çilcit n’çdo familje shkodrane, e i jep frymë,e e çon n’kamë edhe at’ prej t’cilit mjeksija ka heke dorë.
Ti i ban miq të tanë ato që ndodhen ndër klube,tuj i ba me harru që deri at’herë ndoshta s’i flitshin njeni tjetrit me gojë,ndërsa prej tejet gjinden t’përqafumë.
Ti ia shton oreksin shkodranve,pa pase nevojë për vitamina.
Tì i ban makinat me shkariku bateritë prej borijave pa fund.
Ti i ban pasagjert’ mos me ndejë n’sedilje,por me dalë me ndejë përjashta pexhereve.
Ti ia shton muhabetet e përditshme e ia shndrit sytë gjithkujt,që ka lujtë top edhe veç njiherë.
Ti fut’ gazin e rrit dashninë n’familjet tona.
Ti nuk munë veç nji ekip kur t’mushet mendja,por tanë Shqipninë.
Ti je e mbetesh andrra e çdo fmije.
Ti je ndjenje, je vlerë,je knaqsi e krenari.
Ti i ban njerzit me fluturu e me t’dashtë pa fund.
Je Ti pra VLLAZNI pjesë integrale e jetës sonë.
Na gzo ,na gzo, na gzo, e kurrë mos harro… se t’dona si fmitë!
Fama t’u rritë!