Sezoni 2019-2020 ishte më shumë se i vështirë. Sikur të mos mjaftonin problematikat e së shkuarës, një goditje të rëndë e dha pandemia.
Mbyllja e futbollit për më shumë se 3 muaj la praktikisht pa rroga edhe lojtarët. Edhe pse FSHF-ja u erdhi në ndihmë me një pagë minimale, kjo nuk i shmangi grevat (kujtoni bojkotin e Vllazninë, Besës apo edhe një moment revolte të Kukësit).
Situata u rëndua me licencimet e Kupave të Europës, ku prej borxheve të shumta plot 5 klube u përjashtuan (Vllaznia, Bylisi, Flamurtari, Luftëtari e Skënderbeu). Dhe “kapaku” këtij viti të brishtë iu vendos në merkato, me bllokimin e saj.
Kukësi e zgjidhi, por Partizani, Flamurtari, Luftëtari e Turbina janë ende në ajër për këtë pjesë dhe nuk kanë të drejtë të bëjnë afrime.