Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENga Endri Çinari/ Erdhi si anonim, por mesfushori i Vllaznisë po i...

Nga Endri Çinari/ Erdhi si anonim, por mesfushori i Vllaznisë po i bind të gjithë

Ishte një nga afrimet e verës që erdhi tek Vllaznia thuajse në fundin e merkatos. Fjala është për Zinedin Mustedanagic. Shumë pak informacione kishte për të në fillim, përveç emrit që është shumë “pikant” në lojën e futbollit.

Erdhi si një “plotësues” i ekipit të Vllaznisë, por që nga java në javë po shndërrohet në protagonist. 23-vjeçari e nisi sezonin në stol, madje shpesh herë edhe duke mos marrë asnjë minutë në disa ndeshje. Por performanca e boshnjakut ka ardhur vetëm në rritje.

Golat në kupë kundër Pogradecit dhe Labërisë apo edhe goli në Superligë kundër Dinamos bënë që Mustedanagic të shikohej me një sy tjetër. Në takimet e fundit ai ka “spostuar” në stol bashkëkombasin e tij, Heric. Kjo ka bërë që Mustedanagic të vlerësohet shumë nga tifozët.

Jo vetëm për cilësitë e tij, por edhe grinta dhe mentaliteti i lojës së 23-vjeçarit janë ato që spikasin. Epo nga java në javë Mustedanagic po tregon se nuk ka vetëm emrin e bukur (Zinedin), por është edhe një futbollist shumë cilësor që po bën mirë nga ndeshja në ndeshje.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments