Sot në ndeshjen e femrave të Vllaznisë isha ngjitur me dy futbollistet e Vllaznisë; i pari Juriç- kroat dhe tjetri Jovanoviç mbrojtes-serb.

Përpara se të postoja foton, disa mendime silleshin në kokén time: Si do ndihen miqte e mi kosovare?! Një Serb mban flamurin e mbrojtes tone! A duhej ne si tifoze të protestonim, apo ta pranomin sepse sporti bashkon kombet?

Dikur, edhe unë si një pjese e shkodraneve dëgjoja pjesérisht muzike sllave dhe mendoja se nuk ishte asgjë e keqe, fundja Art është! A i bashkon arti kombet?!

Më pas ndryshova dhe bëra zgjedhjen rradikale; nuk do dëgjoj asnjë kënge sllave. E lidha aq shumë ndjenjen se po bëja gabim, sa më dukej sikur shpirti i Shqiptareve që dhan jeten për liri, nuk po gjente rahati.

E kam të pamundur të dëgjoj, me të vërtete. I jap dhe një kuptim tjetër: Fundja muzika sllave nuk éshtë ndonjë muzike kushedi çfarë.

Shumë kohë më parë, duke lexuar historine e Shkodres, mësoj për luften kunder malazezëve. Ndër rrëfimet më prekëse, tregohen histori nga nënat malësore, ku strehonin malazeze të plagosur, ndoshta që i kishin vrarë dhe djemte e tyre, por i strehonin, mjekonin njësoj si fëmijet e tyre sepse të tillë janë shqiptaret; Ne kurrë nuk kemi qenë barbare, siç na kanë cilësuar. Barbaret kane qene fqinjet tane.

Të kthehem tek sporti; Edhe pse në Serbi nuk di ndonje shqiptar te luaje, as ndoshta s’do pranohet për një periudhe të gjatë, ne në kampionatin tone kemi me dhjetra serbe, duke filluar nga lojtare e deri tek trajneret e ekipeve tona.

A éshtë kjo një shenjë që tregon mungese vetedije kombetare, mosrespekt ndaj vellezerve shqiptare? Apo tregon kulturen dhe emancipimin e shoqérise tone?! Kété nuk di ta them me siguri, por di të them se unë i perkas gjakut të atyre nenave që tregova më sipér. Nuk jam aq i “fortë” sa ta “sulmoj” edhe armikun, në shtëpi kur s’jemi në kushte të barabarta. Nése éshtë dobësi apo vlerë jua le juve ta gjykoni…
Ergys TRIMACI