Dje, Klodian Duro festoi ditëlindjen e tij, ndërsa sot ai është surprizuar nga klubi i Vllaznisë. Trajneri i Feronikelit në Kosovë ka marrë dhuratë një fanelë të kuqebluve, pikërisht nga Blendi Dibra.

Një nga njerëzit më të afërt të sponsorit, Alban Xhaferi ka drekuar ditën e sotme me ish-mesfushorin e kombëtares shqiptare.

“Kampionët meritojnë gjithmonë respekt. Fanela kuqeblu, dhurata për ditëlindjen e 10-shit më të mirë, Klod Duro”, shkruan Dibra në rrjetet sociale.

Duro ka luajtur me Vllaznine per nje periudhe dyvjeçare pikerisht ne vitet 2000-2002 dhe gjate kesaj periudhe ka dhene nje kontribut jo te vogel si ne shpalljen kampion te saj ashtu edhe ne paraqitjen ne Kupat e Europes.