Kampionati kroat i futbollit është një oaz për futbollistët nga Shqipëria. Në ligën e parë të këtij vendi, të shumtë janë futbollistët kuqezinj që kanë qenë ose janë pjesë e kësaj lige.
Së fundmi, sulmuesi 20 vjeçar i Besës së Kavajës, Leart Zekolli është në provë te Sibenik. Me merkaton që mbyllet të hënë në 14 shkurt, djaloshi do duhet të bindë drejtuesit e kroatëve për një vend në ekip.
I dalë nga moshat e Trepçës në Mitrovicë, djaloshi prej 10 ditësh tanimë ka qenë në provë me ekipin kroat, teksa janë drejtuesit e këtyre të fundit që do japin verdiktin final.
Kjo është një mundësi e mirë për 20 vjeçarin, që në Kategorinë e Parë me Besën ka luajtur 15 takime këtë sezon. Sezonin e shkuar, Zekolli me kavajasit u aktivizua në 17 takime, duke shënuar dy gola./NEWSPORT/