HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENga Kukësi largohet njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të tij

Nga Kukësi largohet njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të tij

Pas Diego Longos, Kukësi ka shkëputur bashkëpunimin edhe me Pablo De Lukas, “benjaminin” e trajnerit italian, i cili u afrua tek verilindorët si preferencë e Longos.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Kukësi ka bërë me dije se De Lukas, nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Kontrata e mesfushorit përfundoi në fundin e sezonit dhe palët vendosën të mos rinovojnë. Me fanellën e Kukësit, 35-vjeçari u aktivizua plot 33 ndeshje, duke qenë një titullar i padiskutuar i trajnerit Longo.

NJOFTIMI ZYRTAR I KUKËSIT:

FK Kukësi njofton se pas bisedimeve me mesfushorin spanjoll Pablo De Lucas, është vendosur të ndërpritet bashkëpunimi mes palëve. Kontrata e futbollistit përfundoi me fundin e sezonit dhe palët vendosën të mos rinovojnë.

FK Kukësi e falënderon mesfushorin De Lucas dhe i uron suksese në karrierën e tij. Gracias Pablo.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments