Impakti që tifozëria shkodrane po jep në këto ndeshje të Vllaznisë është shumë impresionues. Grupimi në C5 i ka dhënë një bukuri ndeshjeve të shkodranëve, teksa edhe sot ndaj Teutës kanë brohorituar dhe kënduar gjatë gjithë ndeshjes.

Ajo që po shihet në ndeshjet e fundit të Vllaznisë me tifozët në tribuna është një spektakël i bukur, që pak nga pak po krijojnë një tifozëri ndryshe. Diçka e veçantë, që nuk ishim mësuar të shihnim më përpara, me një tifozëri pasionante.

Kënaqësia që po japin këta tifozë në C5 duket se po vjen nga ndeshje në ndeshje për ta shijuar atë. Atmosfera elektrizuese që krijohet dhe ndien brenda stadiumit është unike.

Këta tifozë po krijojnë edhe një lidhje harmonike të bukur edhe me tifozët e tjerë që qëndrojnë në tribunat e tjera, duke brohoritur dhe kënduar gjatë gjithë ndeshjes. Sigurisht, nuk ka qenë e lehtë që të bëhej një hap i bukur si ky, por duket se ia ka vlejtur.

Pak nga pak po lind një stil i ri i tifozërisë dhe sot në Shkodër kemi një tifozëri ndryshe, më të flaktë dhe më të bashkuar në shkallët e stadiumit. Ky është një model i bukur, teksa shpresat janë që në vazhdim këtij grupimi në C5 t’i bashkohen edhe tifozë të tjerë, që tashmë po i bëhen ndihmesë edhe skuadrës së Vllaznisë, duke e ndjekur në çdo ndeshje, qoftë në shtëpi, qoftë në transfertë.

Tashmë në vazhdim, stadiumi “Loro Boriçi” do ketë një atmosferë fantastike nga ndeshja në ndeshje, me grupimin në C5 që nga sapo shikohet do të jenë një nga tifozëritë më të zjarrta në Shqipëri.
Maringlen ZHIVANI

https://youtu.be/kU3-g4S_JjI