Trajneri i Kukësit, Diego Longo, u shpreh tepër i lumtur për triumfin 4-0 që skuadra e tij arriti në Rrogozhinë ndaj Kastriotit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ndër të tjera tekniku i verilindorëve u shpreh:

GOLAT DHE LOJA- Jam i lumtur për rezultatin që kemi marrë një ndeshje të tillë. Luanim kundër një rivali që së fundmi kishte pësuar vetëm dy gola dhe kishte marrë 7 pikë ndaj Dinamos, Vllaznisë, Partizanit dhe Teutës. E vlerësuam maksimalisht dhe e dinim që do të ishte një ndeshje delikate.

Çdo ndeshje është e vështirë. Na pret një sfidë e rëndësishme kundër Laçit. Sot nuk kishim Pablo De Lukas dhe u detyruam të bënim ndryshime. Rreshtimi me 3 në mbrojtje ndaj Laçit, mund të tjetër një zgjidhje.

Lojtarët e bënë këtë mënyrë loje dhe jam i kënaqur, mbi të gjitha jam i kënaqur për Bahtirin, që nuk ka pasur shumë hapësira dhe e tregoi që ka vlera, kjo tregon që të gjithë futbollistët janë gati për të luajtur te Kukësi.

SHKURTAJ- Është shumë më mirë tani se kur erdhi. Në stërvitjen e djeshme ndjeu pjesën e kofshës dhe nuk doja ta rrezikoja. Shpresoj që të mos mungojë gjatë dhe ta kemi ndaj Laçit, edhe pse kam frikë dhe nuk besoj se do t’ia dalë.

RIVALITETIN ME TIRANËN- Kjo varet edhe nga Tirana, edhe ata kanë presion, do të luftojmë çdo ndeshje për të marrë pikë. Ata janë të parët me meritë, por ne kemi tjetër kampionat, do të vrapojmë ndeshje pas ndeshje për të marrë maksimumin”, u shpreh Longo.