Prej javësh, në ekranin e “Top Channel” është shfaqur promo e emisionit të njohur të së dielës “E diell”, ku nga videoja e publikuar në fillim të janarit u kuptua se drejtuesit do të jenë: Edi Manushi, Fjoralba Ponari dhe Nevina Shtylla.

Por në një video të dytë, të publikuar nga ky televizion, u pa që stafit i është bashkuar një grup i madh vajzash seksi, mes të cilave dhe Einxhel Shkira dhe Argjira Spanca, blogerja seksi nga Prishtina që zëvendësoi këngëtaren Jonida Maliqi, e cila u tërhoq nga “E diell”, për shkak të angazhimit në Festivalin Europian.

Falë videos, mësuam se emisioni do të nisë këtë të diel, pra, më 3 shkurt, në orën 15:15. Promo e emisionit nis me Edi Manushin në rolin e dirigjentit dhe Fjoralbën që nis të këndojë, ndërkohë që në prapaskenë qëndrojnë moderatoret Nevina dhe Einxhel.

Grupit i bashkohen edhe emra të tjerë si: Ervin Kurti, Xhilda Luzi, Gentjana Pepa, Flori Gjini e Enea Malaj. Ndërkohë, për blogeren nga Prishtina, Argjira Spanca, kjo do të jetë dera që hapet për një tjetër hap në karrierë.

Ajo këtë fundjavë bëhet pjesë e rikthimit të programit “E diell”, në një rubrikë që ka lidhje me modën. E kontaktuar nga mediat, ajo pohoi se do jetë pjesë e emisionit, por nuk komentoi faktin nëse e ka zëvendësuar Jonida Maliqin.

“Po, është e vërtetë që do jem pjesë e ‘E diell’. Nuk jam në dijeni që jam zëvendësim i dikujt. Koncepti i këtij emisioni më ka pëlqyer shumë sepse është diçka më ndryshe dhe shumë ‘fun’, prandaj edhe kam pranuar të jem pjesë. E gjitha çfarë mund të them, është që jemi një staf shumë i mirë dhe do sjellim shumë gjëra të bukura për shikuesit”, deklaroi Argjira.

Le të shohim se si do t’i menaxhojë moderatori i sportit Edi Manushi gjithë këto vajza të bukura në ekran.

PANORAMA PLUS