Erdenis Gurishta u kthye ditën e djeshme për herë të parë në fushë, që nga dëmtimi më 19 mars, pikërisht ndaj Partizanit në atë ndeshje të Kategorisë Superiore, e cila u mbyll me shifrat 1-1.
Prej kohësh Gurishta vazhdonte rikuperimin, teksa jo gjithçka ka shkuar siç pritej për të, pasi prej javësh tentonte të rikthehej, por problemet fizike nuk ia lejonin diçka të tillë.
Dje më në fund ai ia doli dhe shkëlqeu me paraqitjen në fushën e lojës. Megjithate duhet pranuar se aktivizimi i tij ka qene i sforcuar. Numri 2 i kuqebluve ka luajtur edhe me ilaçe, vetem e vetem qe te ishte ne fushe.
Dhe ndonese ne nje gjendje te tille, ia doli te jepte kontributin e tij ne kualifikimin e skuadres duke luajtur per 120 minuta ne fushe dhe po ashtu duke shenuar edhe 11-metershin e pare te Vllaznise.