Pavarësisht humbjes së Portugalisë me rezultatin 2-4 ndaj Gjermanisë, sërish Kristiano Ronaldo ia doli të linte gjurmë në atë afidë. Sulmuesi shënoi golin e parë të sfidës, teksa nuk shënoi një gol të vështirë pasi e dërgoi sferën në portën e boshatisur.

Mirëpo, vështirësia e golit ishte më parë, teksa aksionin e nisi pikërisht Ronaldo nga zona e tij. Pasi largoi me kokë një goditje këndi, Ronaldo u nis si shigjetë drejt zonës kundërshtare për të finalizuar aksionin.

Ndërkohë, UEFA ka matur edhe kohën me të cilën CR7 ka përshkruar fushën. Kështu, edhe pse tashmë në moshën 36-vjeçare ai ka vrapuar nga njëra portë në tjetrën për vetëm 14.5 sekonda.

Një kohë mbresëlënëse që duket se tregon se Ronaldo është larg pensionimit. /VipSport/

 

https://twitter.com/EURO2020/status/1407624720892170242?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1407624720892170242%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.vipsport.al%2F2021%2F06%2Fvideo-nga-porta-ne-porte-per-14-5-sekonda-uefa-i-vendos-kronometrin-ronaldos%2F